Bizneset në Vlorë nisin protestën kundër orarit policor, vendosin në sfond Himnin e Flamurit (VIDEO)

Ndërkohë që ende nuk kanë marrë një përgjigje për kërkesën e tyre, bizneset në Vlorë kanë bërë hapin e parë të protestës së tyre. Sot, pak para mbylljes për shkak të orës policore, lokalet kanë vendosur për të luajtur me zë të lartë Himnin e Flamurit.

Ata, disa ditë më parë dolën në protestë për të kërkuar më shumë kohë për të punuar por deri më tani kanë marrë si përgjigje vetëm heshtje. Ndaj duke shfrytëzuar edhe faktin se kryeministri Edi Rama po e kalon fundjavën në Vlorë, kanë vendosur që të zhvillojnë edhe protestën e tyre simbolike.

Shtuar 18.07.2021 22:12