Bisedat mes Denilson Çervanakut dhe të fejuarës së tij, Enxhi Ferhati nxorën zbuluar trafikantët e lidhur me laboratorin e drogës në Fier. Burime pranë grupit hetimor i thanë Tv Klan, se nga përgjimet e kryera, telefonike dhe ambientale, rezulton se 25-vjeçari Çervanaku informonte të fejuarën e tij për çdo lëvizje të grupit.
Këto biseda të kryera prej dy të rinjve, tashmë të arrestuar, çuan SPAK dhe Policinë në thellimin e hetimeve. Edhe pse në shumë raste bisedat mes tyre ishin të koduara, prokuroria arriti të kuptojë se ata flisnin për një laborator të ngritur nga Frakull.
Pikërisht aty u gjetën dhe sekuestruan 430 kg kokainë. Operacioni i SPAK çoi në pranga 10 persona.
Referuar dosjes hetimore 3 ishin personat kryesorë të veprimtarisë kriminale, konkretisht Nikolin Gjolena, si dhe vëllezërit Zenel e Viktor Çernavaku. Ky i fundit thirrej nga grupi dhe me nofkën ‘Drejtori’.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se në vijimësi të hetimeve, SPAK pritet të dërgojë disa letërporosi për tërheqje të akteve në Kolumbi dhe Mal të Zi.
Me këto dy shtetet, prokuroria dhe policia shqiptare ka patur komunikime të vazhdueshme për disa muaj deri goditjen e grupit kriminal dhe zbulimin e laboratorit të drogës.