Bilancet e fundit me Covid-19, ulen rastet e reja

Rastet e reja me COVID, kanë pësuar rënie krahasuar me një ditë më parë, ku u shënuan 182 raste të reja.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 69 qytetar kanë rezultuar pozitiv, nga 3046 testime. Ndërkohë një 73-vjeçare nga Tirana nuk ka mundur që ta fitojë betejën me sëmundjen.

Ministria e Shëndetësisë:  3046 testime, 69 raste të reja  1 humbje jete dhe 21 të shëruar  në 24 orët e fundit

 

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3,046 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 69 qytetarë, në këto bashki:  21 raste në Tiranë, 6 raste në Durrës, 5 raste në Vlorë, Himarë, Librazhd, 4 raste  në Fier, 3 raste Lezhë, Kavajë, 2 raste Vau i Dejës, Mirditë, Kamëz, 1 rast në Shkodër, Has, Kurbin, Vorë, Lushnje, Sarandë, Konispol, Përmet, Korçë, Peqin, Gramsh.

Aktualisht janë 1,082 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 30 pacientë.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, në 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një 73 -vjeçare nga Tirana.  Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerës.

Janë shëruar 21 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,439 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (09 Gusht 2021)

Raste të reja ditore         69

Të shëruar në 24 orë       21

Të shtruar në spitale       30

Humbje jete në 24 orë     1

Testime ditore                 3,046

Testime totale             932,991

Raste pozitive             133,981

Raste të shëruara       130,439

Raste Aktive                    1,082

Humbje jete                     2,460

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë             382

Shkodër          161

Vlorë               114

Elbasan           103

Fier                  90

Lezhë              63

Durrës             52

Berat               48

Kukës              25

Gjirokastër       21

Korçë               17

Dibër                 6’- njofton ministria e Shëndetësisë.


Shtuar 9.08.2021 16:42