Bien temperaturat, si do të jetë moti sot

Paraditja do të mbizotërohet nga kthjellime dhe kalime të pakta vranësirash, ku më të dukshme do të jenë në veriperëndim të vendit.

Por orët vijuese, sipas Meteoalb, shtojnë gradualisht vranësirat në të gjithë territorin duke krijuar herë pas here mundësi për reshje të izoluara.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të vijojnë të ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë Celsius deri në 22 gradë Celsius.

Kosova

Mbetet ndikimi i kushteve atmosferike të qëndrueshme mbi territorin e Kosovës duke kushtëzuar kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Pasditja sjellë kalime vranësirash nëpër territor, ku më të dukshme do jenë në zonat perëndimore. Temperaturat  e ajrit rriten  në mëngjes dhe  mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 3 deri në 15°C.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi  i kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në republikën e MV, ku më të shpeshta vranësirat do të jenë në zonat perëndimore por nuk priten reshje.  Parashikohet që edhe pjesa tjetër e ditës të mbetet në të njëjtat kushte atmosferike./albeu.com


Shtuar 13.11.2021 07:17