Bien në pranga dy shqiptarë në Selanik, sekuestrohen 1400 rrënjë kanabisi dhe 2 armë

Dy shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë greke në zonën e Kilkisës në veri të Selanikut në Greqi ditën e djeshme, pasi u kapën me kanabis dhe armë.

Mediat greke bëjnë me dije se fillimisht policia ka shkuar për kontroll në një zonë ku kishte informacione se kultivohej kanabis.

Gjatë kontrolleve policia ka sekuestruar rreth 1400 rrënjë kanabis 1 metër të gjata secila, një automatik si edhe një pistoletë.

Me ndihmën e të dy qenve të policisë për zbulimin e drogës  dhe armëve, u gjetën vënde të fshehta posaçërisht për armë dhe drogë në zona të ndryshme të shtëpisë.

Në total, u gjetën dhe konfiskuan sa vijon: 1 pushkë sulmi, 1 pistoletë, 287 gëzhoja të kalibrave të ndryshëm, 126 gram kanabis të papërpunuar, 1 regjistrues qarku të mbyllur, 1 njësi e jashtme e ruajtjes së të dhënave dixhitale (usb), 7 pasaporta dhe karta identiteti të 27 të huajve, telefona celularë dhe menaxherë kartash (sim) dhe 2 telefona celularë edhe 287 fishekë të kalibrave të ndryshëm. /albeu.com/


Shtuar 22.05.2021 14:21