Bie zjarr në një banesë në Durrës

Një zjarr ka rënë në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira në Durrës. Nga zjarri janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Flakët tashmë janë shuar dhe kanë nisur hetimet për të zbuluar shkaqet.

Njoftimi i policisë:

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 22.07.2021, në orën 18:20, në lagjen nr.17, Durrës, ka rënë zjarr në banesën e shtetases E. Sh., 36 vjeçe, e cila jetonte me qira. Janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses kanë bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit./albeu.com

Shtuar 22.07.2021 18:59