Një 34-vjeçare është rrëzuar aksidentalisht nga një urë dhe ka përfunduar në kanal.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kuman në Roskovec të Fierit.
Si pasojë e rënies, 34-vjeçarja me inicialet M.L është plagosur dhe është dërguar menjëherë në Spitalin e Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme.
Njoftimi i policisë:
Në fshatin Kuman, Roskovec, dyshohet se është penguar dhe është rrëzuar aksidentalisht nga ura dhe ka rënë në kanal, shtetasja M. L., 34 vjeçe, banuese në fshatin Kuman, e cila ndodhet në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve./albeu.com/