Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në një hotel në ndërtim në qytetin e Sarandës. Informacionet bëjnë me dije se një 62-vjeçar ka humbur jetën ndërsa ka rënë nga lartësia e një hoteli në ndërtim.
Burimet konfirmojnë se ka nisur procedimi ndaj 74-vjeçarit H.H, pasi hoteli që po ndërtohej ishte në pronësi të tij.
Ai akuzohet për mungesë të kushteve teknike në vendin e punës.
Njoftimi:
Një 62-vjeçar me inicialet E.K., ka humbur jetën pasi ka rënë aksidentalisht gjatë punës.
Uniformat blu bëjnë me dije se ka nisur procedimi për shtetasin H.H., 74-vjeç, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, është rrëzuar edhe 62-vjeçari i cili fatkeqësisht si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.
“Nga specialistët u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin H. H., 74 vjeç, banues në Sarandë, pasi dyshohet se për shkak të shkeljes së rregullave të mbrojtjes në punë, në hotelin në pronësi të tij, gjatë procesit të punës, është rrëzuar aksidentalisht shtetasi E. K., 62 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve të marra, ka humbur jetën. Vijon puna për dokumentimin e plotë ligjor të këtij rasti”, thuhet në njoftimin e policisë.