Bie nga çatia 55-vjeçari në Maliq, dërgohet me urgjencë në spital

Një 55-vjeçar është rrëzuar nga çatia në fshatin Shkozë në Maliq, teksa ishte duke kryer riparime.

Ai ka pësuar disa dëmtime dhe është dërguar në spital për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë:

Maliq/Informacion paraprak

Mesditën e sotme, në fshatin Shkozë, Maliq, shtetasi A. P., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, duke riparuar çatinë e banesës së tij, është rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka marrë dëmtime trupore, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar 30.09.2023 13:29

Tags: , ,