Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, pritet të zhvillojë së shpejti një vizitë në Europë.
Lajmin e bëjnë me dije burime brenda ‘Shtëpisë së Bardhë’ për CNN.
Sipas burimeve zyrtarët amerikanë kanë folur për një vizitë të Biden në Europë, ndërkohë që sulmi rus mbi Ukrainë po vijon.
Udhëtimi i Biden do të vinte pas vizitave të disa ndihmësve të lartë, duke përfshirë zëvendëspresidenten e SHBA Kamala Harris dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA Antony Blinken.
Por është ende herët për të folur për detaje nga vizita e tij.