Biden reagon për vdekjen e Prigozhin: Rallë ndodh që Putin të mos jetë pas ngjarjeve në Rusi

“Nuk jemi të befasuar”, ka qenë komenti i parë i presidentit amerikan Joe Biden pas lajmit për vdekjen e kreut të Wagner, Yevgeny Prigozhin.

Sipas Bloomberg, duke folur për rrëzimin e avionit vizion, Biden u tha gazetarëve: “Unë nuk e di me siguri se çfarë ndodhi, por nuk jam i befasuar. Nuk ndodh shumë në Rusi që Putini të mos jetë pas një ngjarjeje, por unë nuk di mjaftueshëm për të ditur përgjigjen.

Pak më herët, përfaqësuesi i Këshillit të Sigurimit të SHBA-së, Andrew Watson, duke folur për Sky News tha se Shtëpia e Bardhë është informuar për këtë ngjarje dhe shtoi se “nëse informacioni konfirmohet askush nuk duhet të habitet”.

“Lufta shkatërruese në Ukrainë ka bërë që një ushtri private të marshojë drejt Moskës dhe tani rezultatet po shfaqen”, shtoi ai.

Në të njëjtën kohë, Ministria e Jashtme në një deklaratë të shkurtër tha se po monitoron nga afër situatën që është krijuar orët e fundit në Moskë.


Shtuar 23.08.2023 22:31