Biden pret Von Der Leyen në Shtëpinë e Bardhë, diskutohet për mineralet kritike

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u prit ngrohtë nga presidenti Joe Biden në Uashington.

Vizita synonte të hapte negociatat mbi planin për kreditimin e taksave për automjetet elektrike.

Një akord do të nxiste përdorimin e mineraleve të rëndësishme evropiane për prodhimin e baterive të llojit “EV” që janë subjekt i taksave amerikane përmes ligjit të Biden për energjinë e pastër.

“Mendoj se është me rëndësi që për këtë çështje të bashkojmë forcat, pasi është jetike për të ardhmen tonë, për të luftuar ndryshimet e klimës dhe për të kufizuar ngrohjen globale. Ndaj është me rëndësi të punojmë së bashku për nxitjen e industrive energjetikisht të pastra në të dyja anët e Atlantikut”, tha Ursula von der Leyen.

Marrëveshja e re do të thotë se Evropa mund heqë nga vetja barrën e të qënurit e varur nga Kina në industrinë e automjeteve elektrike./Albeu.com/


Shtuar 11.03.2023 15:24