Biden nxit Perëndimin të krijojë aleancë kundër Kinës

Presidenti i SHBA Joe Biden, në ditën e dytë të samitit të G7,  do të nxisë vendet perëndimore t’i kundërvihen rritjes së ndikimit të Kinës, raporton BBC.

Në takimin në Britani, Presidenti Biden pritet të bëjë thirrje për një aleancë të re për të rivalizuar shpenzimet e Pekinit për infrastrukturën në vendet në zhvillim.

SHBA dhe aleatët e saj akuzojnë Kinën për punë të detyruar dhe abuzime të tjera të të drejtave të njeriut në provincën Xinjiang.

Udhëheqësit e G7 do të angazhohen gjithashtu për një plan të ri për të ndaluar pandemitë e ardhshme.

Masat përfshijnë shkurtimin e kohës së nevojshme për zhvillimin e vaksinave dhe trajtimeve për Covid-19 në nën 100 ditë./albeu.com


Shtuar 12.06.2021 11:48