Biden ngatërrohet sërish, “ngre në detyrë” Sunak: Sapo ju promovova (VIDEO)

Presidenti i SHBA Joe Biden iu drejtua kryeministrit britanik Rishi Sunak si “president” gjatë bisedës së tyre të shkurtër para kamerës sot në Shtëpinë e Bardhë.

Biden, 80 vjeç, shpejtoi të korrigjonte, duke bërë shaka se i dha Sunak një promovim.

Të lidhura

None found

“Epo zoti President… Sapo ju promovova… Zoti Kryeministër, është mirë që ju mirëpres përsëri”, tha Biden në fillim të takimit me kryeministrin britanik, i cili reagoi me të qeshur.

Kjo është vizita e parë e Sunak në Shtëpinë e Bardhë që kur ai mori detyrën si kryeministër i Britanisë tetorin e kaluar.

“Në muajt e fundit u takuam në San Diego dhe më pas u takuam në Belfast dhe Hiroshima”, tha presidenti amerikan. “Dhe tani ne jemi këtu, ne do të zgjidhim të gjitha problemet në botë në 20 minutat e ardhshme”, shtoi ai.

Presidenti amerikan vlerësoi sot lidhjet e forta Uashington-Londër, duke thënë se ato janë në “formë jashtëzakonisht të mirë”. Megjithatë, gjatë vizitës së tij të fundit në Irlandë, ai kishte thënë se qëllimi i udhëtimit të tij në ishull ishte të sigurohej që “populli britanik të mos jetë i ngarkuar”, mes shqetësimeve për procesin e paqes dhe ndikimin e Brexit.


Shtuar 8.06.2023 21:05