Biden: Mendoj se Putin është kriminel lufte

Presidenti i SHBA, Joe Biden e quajti presidentin rus Vladimir Putin një “kriminel lufte”, një hap retorik që erdhi ndërsa vdekjet e civilëve rriteshin në Ukrainë.

Ishte dënimi më i ashpër i veprimeve të Putinit nga çdo zyrtar amerikan që nga fillimi i luftës në Ukrainë tre javë më parë.

Më parë, Biden kishte ndaluar së etiketuari mizoritë e dokumentuara në terren në Ukrainë si “krime lufte”, duke përmendur hetimet e vazhdueshme ndërkombëtare dhe ato amerikane.

Por të mërkurën, duke folur me gazetarët, Biden vendosi përcaktimin mbi udhëheqësin rus.

“Mendoj se ai është një kriminel lufte”, tha Presidenti pas komenteve në Shtëpinë e Bardhë.

Ndryshimi nga qëndrimi i mëparshëm i administratës erdhi pas një fjalimi emocional në Kongres nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, i cili transmetoi një video që tregonte ukrainasit duke vuajtur mes sulmit të Rusisë. Zelensky u kërkoi ligjvënësve amerikanë dhe Bidenit për më shumë ndihmë për t’u mbrojtur, duke përfshirë një zonë ndalim-fluturimi dhe avionë luftarakë.

Biden u përgjigj në fjalimin e tij disa orë më vonë, duke paraqitur ndihmën e re ushtarake amerikane për Ukrainën, duke përfshirë sistemet anti-ajrore dhe anti-blinduar, armët dhe dronët, por nuk pranoi kërkesat e Zelensky./albeu.com


Shtuar 17.03.2022 08:35