Biden i prerë: S’do sakrifikoj asnjë jetë amerikani për një shtet që s’u bë kurrë, evakuuam 120 mijë persona! (VIDEO)

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden është shprehur i prerë dhe i ashpër me situatën në Afganistan dhe afganët pas tërheqjes së plotë të trupave amerikane në këtë shtet.

Biden ka marrë përsipër përgjegjësinë për dhënien fund të luftës në Afganistan duke deklaruar se kishte  vendosur që të mos dërgonte më në Afganistan një tjetër brez bijash e bijsh amerikanësh që mund të linin jetën në atë luftë që nuk është e tyre.

Biden thotë se nuk pajtohet me pretendimet se evakuimet duhet të kishin filluar më herët. Ai shtoi se që në muajin mars, amerikanë që ishin në Kabul janë njoftuar dhe u është kërkuar që të tërhiqen nga punët e tyre dhe të evakuohen, por nuk kanë pranuar që ta bëjnë një gjë të tillë.

Pavarësisht se afati ka mbaruar, Biden  shton se të gjithë ata amerikanë që do të duan të dalin që aty, do të mund ta bëjnë, pasi shteti i tyre do të jetë gjithmonë me ta. Përsa i përket rënies së shtetit në Afganistan dhe marrjes së pushtetit nga talebanët, Biden tha se nuk e priste asnjëherë që trupat afganë, të cilat ishin mbi 30 mijë do të rrëzoheshin kaq shpejt para talebanëve dhe se veteë kryeministri do të arratisej nga vendi.