Betimi i Presidentit Bajram Begaj, këta ishin deputetët e opozitës prezent në Kuvend

 

Bajram Begaj u betua pasditen e sotme  në Kuvend si Presidenti i ri i Republikës së Shqipërisë.

Begaj bëhet kështu presidenti i tetë i venit tonë, që nga periudha post komuniste.

Në Kuvend morën pjesë një numër e konsiderueshëm deputetësh të opozitës, ndërsa grupi i “Rithemelimit” zgjodhi ta bojkotojë.

Disa prej deputetëve të opozitës ishin: Ish-kreu i PD, Lulzim Basha, kreu i grupit parlamentar demokrat Enkelejd Alibeaj dhe deputetët, Ervin Salianji, Grida Duma, Oriola Pampuri, Xhalal Mziu, Ina Zhupa, Dhurata Çupi, Ferdinand Xhaferri, Jorida Tabaku, Arbër Agalliu, Agron Gjemarkaj, Andia Ulliri, Bujar Leskaj, Flamur Hoxha, Helidon Bushati, Dashamir Shehi, Kreshnik Collaku, Zheni Gjergji, si dhe aleatët e PD, Vangjel Dule, Mesila DodaShpëtim Idrizi dhe Fatmir Mediu.

Gjithashtu të pranishëm në seancë ishin dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi si dhe deputetja Erisa Xhixho./albeu.com