Beteja ligjore me Blinken, Berisha: Nuk ka njeri në botë që mund të paraqesë fakte kundër meje

Pas shpalljes “non-grata” nga SHBA, ish-kryeministri Sali Berisha ka hedhur në gjyq Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

I pyetur nga gazetarët sesi po shkon kjo betejë ligjore, Berisha tha:

“Beteja ligjore po ecën. Natyrisht ju e kuptoni se procedurat ligjore nuk janë procedura emergjence dhe unë kam besim të madh të avokati im. Aftësitë e tij janë të konfirmuara, ia njeh mbarë Europa. Mund të them që janë hapat final para dorëzit te gjykatësi. Ai më pas ka fjalën e tij. Por unë qëndroj besim plotë te drejtësia, për hir të transparencës për t’i dhënë mundësi Sekretarit të Shtetit të paraqesë qoftë dhe një provë të vetme për të faktuar atë që është shkruar, nën mashtrimet me multimiliarderit George Soros me të cilin unë kam që në 1992 përballje të forta dhe jam krenar për qëndrimet e mia”.

Gazetarja: Nëse gjykata i jep Blinken të drejtë, do tërhiqeni nga politika?

“Jo gjykata, por në qoftë se zoti Blinken apo çdo zyrtar tjetër paraqet qoftë një fakt të vetëm për të faktuar atë që është shkruar, Sali Berisha është njeriu i vendimeve më të qarta më të drejta. Por nuk ka njeri në botë që mund të paraqesë qoftë dhe një të dhënë të vetme”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 17.07.2021 15:31