Berisha vizitë ngushëllimi në familjen e Arjan Salës: Nuk ka akt më heroik!

“Flijoi veten për të shpëtuat ata që i kishte në mbrojtje. Nuk ka akt më të lartë njerëzor…”

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e Arjan Salës, të riut që humbi jetën duke shpëtuar jetët e njerëzve në zjarrin e rënë në magazinat e “Casa Italia” në Tiranë.

Pasi ka takuar të pranishmit në banesë, Berisha jashtë ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, duke u cilësuar aktin e 33-vjeçarit si heroik, ndërsa fajësoi për vdekjen e tij vonesën e strukturave shtetërore.

“Shërbimi i emergjencës është viktiv dhe inekzistent. Kjo këtu nuk mund të ishte përjashtim. Është fatkeqësi e veçantë, por nuk e errëson aktin e Arjanit. Është epik! Flijoi veten për të shpëtuat ata që i kishte në mbrojtje. Nuk ka akt më të lartë njerëzor,”-tha Berisha.

 


Shtuar 30.03.2021 19:29