Berisha: Vijmë këtu jo vetëm si një opozitë e vjedhur nga Rama, por edhe e tradhtuar nga Basha (VIDEO)

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, nga Gjirokastra është shprehur se Partia Demokratike jo vetëm që është vjedhur nga Rama, por edhe është tradhtuar nga Basha.

Berisha shtoi se Partia Demokratike ka shkelur mbi ato parime mbi të cilat është ngritur, pasi Basha sipas tij ka shkelur statutin.
Për Berishën, vendimi i Bashës është “Nul” sepse ai nuk është konsultuar me asnjë forum për vendimin e tij.

“Vijmë këtu jo vetëm si një opozitë e vjedhur nga Rama, por edhe si një opozitë e tradhtuar nga Basha. Rama gjithmonë e ka sulmuar PD-në, po ky tjetri çfarë do. Basha ka shkelur parimet e PD dhe vendimi që ai mori me kokën e vetë, nuk është i vlefshëm pasi nuk u konsultua me askënd. Një pjesë e juaja e mban mënd mirë se ne çdo vendim të rëndësishëm e merrnim me votë, kështu kemi vepruar në 1991 kështu edhe në 2001. Foltorja jonë vetëm do ta bashkojë dhe forcojë opozitën./albeu.com