Berisha u shpall “non-grata”, Basha merr vendimin e papritur

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka anuluar takimin që kishte planifikuar ditën e sotme me demokratët në qytetin e Korçës.

Mësohet se Basha ka njoftuar strukturat se nuk do të shkonte pa dhënë asnjë arsyetim për anulimin e këtij takimi.

Ky lajm, vjen pas shpalljes non grata të ish kryeministrin Sali Berisha. Ishte Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken i cili njoftoi se ish-Presidenti dhe ish-kryeministri  Sali Berisha së bashku me familjen e tij nuk mund të udhëtojnë drejt Amerikës.

Në deklaratën e DASH thuhet se Berisha është përfshirë në akte korruptive si keqpërdorimi fondeve publike dhe ndërhyrje me proceset publike duke përdorur fuqinë për përfitime personale, dhe pasurimin e aleatëve politik përfshi familjen në kurriz të konfidencës publike të qeverisë  shqiptare dhe institucioneve.  

Shtuar 19.05.2021 17:14