Berisha thirrje për protestë: Ditën e enjte, tek bashkia në orën 11:00, për t’i treguar vendin Erion Veliajt

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështëtësve të mbledhur poshtë ballkonit. Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se ditën e enjte do të mbahet protesta e radhës para bashkisë në orën 11:00.

Ai shtoi se ditën e enjte duhet treguar vendit njërit prej hajdutëve më të shpifur të tokës shqiptare, Erion Veliajt. Berisha u shpreh se këtë javë janë pasqyrë e aleancës së pushtetit me krimin nga viti 2013 gjer sot. Ai theksoi se sa vendimtare është mosbindja civile.

Fjala e Berishës

Këto që pamë këtë javë janë pasqyrë e aleancës së pushtetit me krimin nga viti 2013 gjer sot.

Të gjitha këto dëshmojnë se sa jetike është jetesa jonë. Se sa vendimtare është mosbindja civile.
Prandaj dhe, duke iu përgëzuar dhe shprehur edhe njëherë mirënjohjen, ju ftoj të vazhdojmë betejën tonë të pandalshme gjer në fitore.

Ditën e enjte, tek bashkia në orën 11:00, për t’i treguar vendin njërit prej hajdutëve më të shpifur të tokës shqiptare, Erion Veliajt. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme ndaj jush. Fitore, fitore, fitore!


Shtuar 21.08.2024 00:31