Berisha sjell shqiptaro-amerikanen në Vlorë, Evi Kokalari: Basha ka vetëm Grida Dumën dhe vulën e partisë (VIDEO)

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka sjellë në Vlorë, një eksponente të lartë të Partisë Republikane Amerikane, shqiptaro-amerikanen, Evi Kokalari.

Evi Kokalari ka dhënë argumentat e saj mbi demokracinë brenda partisë dhe ka shprehur versionin e saj mbi situatën politike në vend.

Kokalari u shpreh se Partia Demokratike është në një situatë mjaft të vështirë dhe sipas saj është e domozdoshme që ajo të ristrukturohet.

Fjala e Kokalarit:

Partia Demokratike është në situatë mjaft të vështirë, në një moment kur kryetari i saj nuk mbledh dot as 5 vetë në qytete të ndryshme.

Basha ka me vete vetëm Grida Dumën dhe vulën e partisë, asgjë tjetër.

Ne do i mbledhim 1500 vota për ta mbledhur Kuvendin Kombëtar dhe shqiptaro-amerikanët do ju ndihmojnë për binjakëzimin e PD-së me PR-në amerikane./albeu.com