Në prezantimin e koalicionit ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’, para gazetarëve kryedemokrati Sali Berisha, e cilësoi një forcë madhore, strategun e fushatës së presidentit amerikan, Chris LaCivita, në fitoren e ardhshme të aleancës së opozitës në zgjedhjet e 11 majit.
Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se Edi Rama, ndihet i tmerruar nga këto zhvillime, pas tenstativave të tij për të ironizuar dhe atakuar këtë moment, pas ai ndjehet i pashpresë.
Fjala e Berishës:
Çfarë do që të them sot, nuk mund të mos jetë kushtuar arritjes kryesore të PD-së, koalicionit të saj me përfaqësuesit e 26 partive, por herë-herë edhe 30, është një garanci madhore e shpëtimit të Shqipërisë me 11 maj dhe hapjes së epokës apo kohës së Shqipërisë Madhështore.
Edi Rama ka bërë përpjekje të dënueshme, të jashtëzakonshme për të sabotuar këtë koalicion që e tmerron.
Por ky koalicion sot është realitet dhe mund të quhet me sinonim tjetër, koalicioni i fitores.
Por meqenëse objektivi më madhor i këtij koalicioni është Shqipëria Madhështore, atëherë u vendosë të quhej Aleanca për Shqipërinë Madhështore.
Në paraqitjen time në momentin e shpalljes së këtij koalicioni rreshtova disa faktorë që janë realë dhe të padiskutueshëm.
Por këtu do ndalem dhe në një faktor tjetër.
Arkitekti, kryearkitekti, kryestrategu, bashkëkryestrategu i fitores më të madhe, i rikthimit më vendimtar në historinë e njerëzimit, të Donald Trump, edhe ai përbën në vetvete, Chris LaCivita, një forcë madhore në fitoren e ardhshme të këtij koalicioni.
Edi Rama, sot i tmerruar nga këto zhvillime, ka ironizuar dhe atakuar pikërisht këtë moment me të cilin ai ndjehet i pashpresë.
Nuk jam marrë kurrë me kompanitë konsulente që ai ka kontraktuar se nuk është normale. Kurse ai këto ditë merret.
Merret natyrisht sepse kryetari i Komitetit Kombëtar Republikan, Chris LaCivita e quajti Edi Ramën siç është, kukulla e Xhorxh Sorosit.
Tani Edi Rama, në vend që të merret me padronin e tij dhe kukull siç është vetë, merret me njeriun që i tha të vërtetën në sy.
Dhe këto janë zgjidhjet e tij e njeriut të pashpresë në këtë garë.
E njeriut që në përzgjedhjen e kandidaturave dëshmoi zero transparencë.
E njeriut që shumëzoi me zero në përzgjedhjen e kandidaturave të gjithë strukturat e partisë së tij, anëtarësinë, komitetet e partisë dhe forumet e tjera.
Pra, përdori praktikat më obskure në nxjerrjen e kandidatëve.
Por kjo nuk pritej ndryshe!
Do jetë apo nuk do jetë në listën e kandidatëve, atë e përcakton. Po se ku do të jetë pas 11 majit, atë e përcaktojnë shqiptarët, dhe shqiptarët ia kanë pre biletën atij.
Edi Rama po lufton për mbijetesë pas 11 majit.
Shkaku i burgosjes së Erion Veliajt, letra e Nesti Angonit është qeveritare dhe nuk u akuzua për gjërat më evidente publikisht siç është djegësi i Tiranës dhe 5D, sepse aty shkonte tek djegësi shkonte direkt te Rama, hoteli thuhet se është holder edhe Olsi Rama.
Ndaj edhe ai dështoi të sigurojë votat e PD dhe të bindë Sali Berishën për të shkrirë Skapin e partisë. Dështoi, bëri pëprjekje ai, edhe publike, edhe nën rrogoz, por siç kam deklaruar dhe siç jam betuar nuk do i bashkoj kurrë votat me të, pasi asnjë hap nuk do mund të bëhet pa Komisionin e Venecias, i cili nuk do të jetë vetëm arbitri, por do të jetë institucioni që do të trajtojë problemet e Reformës në Drejtësi.
Kjo është e gjitha. Ka hallin shumë të madh ai, sepse ai mendonte meqënëse Sali Berisha është akuzuar padrejtësisht, tani në akt hakmarrjeje do të pranojë të votojë për shkrirjen e Skapit. Por kjo nuk mund të ndodhte, e kalkuloi gabim. I llogariti gabim hesapet, dhe mbeti duarbosh.
Në burimet diplomatike dhe në burime të tjera është ngritur kjo çështje të përpjekjeve të tij për të bashkuar votat me PD, dhe kjo nuk mund të ndoshte. Se unë veprimin e kam shpjeguar pse e kam. Nuk kam që të le vendin pa një institucion akuze, kurrë. Për një reformim dhe një institucion akuze për një vend të lirë, siç duhet të jetë një vend i lirë.
Po, e ke parasysh ti, ai tha: po më luten! Unë po i lutesha atij?! Por po t’i lutesha unë, i bënim ato. Unë s’e kam thënë ndonjëherë atë. Ai është lutur, por dështoi.