Përplasja për Specialen, deputetët e PDK-së dhe AAK-së braktisin Komisionin për Legjislacion

Deputetët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra dhe Përparim Gruda, u larguan nga mbledhja e Komisionit për Legjislacion, pasi në rendin e ditës nuk ishte përfshirë Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Të lidhura

None found

Blerta Deliu-Kodra e cilësoi të papranueshme që komisioni të trajtonte gjashtë çështje të tjera, ndërsa projektligji për Dhomat e Specializuara të mos shqyrtohej. Sipas saj, në rrethanat aktuale, kjo çështje duhej të kishte përparësi.

Ajo tha se së bashku me Përparim Grudën nuk do ta vijonin pjesëmarrjen në mbledhje, duke e konsideruar joserioze mënyrën se si ishte hartuar rendi i ditës.

Përparim Gruda deklaroi se Kuvendi i Kosovës nuk mund të mos ndërmarrë veprime lidhur me Gjykatën Speciale në Hagë. Ai tha se nuk mund të lejohet që tre apo katër gjyqtarë atje të “përlyejnë historinë” e Kosovës, ndërsa ligjvënësit të mos miratojnë asnjë akt.

Gruda kritikoi edhe qëndrimin se Kuvendi nuk ka mundësi të veprojë ndaj Speciales. Sipas tij, një pretendim i tillë është shmangie nga përgjegjësia, pasi ishte pikërisht Kuvendi i Kosovës ai që e themeloi Gjykatën Speciale. Ai shtoi se Kuvendi mund ta zhbëjë këtë gjykatë ose t’ia ndryshojë juridiksionin, siç propozon PDK-ja.

Mbledhjen e braktisi gjithashtu deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri. Gjatë diskutimit për projektligjin që lidhet me Specialen, Tahiri pyeti pse Ministria e Drejtësisë nuk po e dërgon këtë nismë në Kuvendin e Kosovës.

Tahiri kërkoi reflektim të thellë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK-së, duke e cilësuar këtë çështje jetike për Kosovën. Ai tha se vendimi i 16 shtatorit, të cilin e konsideroi të padrejtë, e ka vendosur vendin përballë nevojës për një reagim më serioz.

Sipas Tahirit, nëse nuk ekziston vullneti që projektligji, i cili ndodhet në Ministrinë e Drejtësisë, të dërgohet në Kuvend, kjo duhet të thuhet hapur si qëndrim politik. Nëse vlerësohet se ligji nuk është i mjaftueshëm, ai kërkoi që kjo të argumentohet dhe të bëhet e qartë pse dokumenti nuk po procedohet.

Kryetari i Komisionit për Legjislacion, Vigan Qorrolli, u shpreh se deputetët duhej të kishin qëndruar në sallë për t’i dëgjuar edhe kundërargumentet.

Qorrolli tha se shpreson që Kosova të ketë një president të Republikës dhe që puna të vijojë në të mirë të qytetarëve. Ai theksoi se anëtarët e komisionit, përveçse politikanë, kanë edhe profesionet e tyre, ndërsa shprehu keqardhje që disa kolegë, edhe pse juristë, sipas tij, po bëjnë politikë me çështje për të cilat janë të bindur se nuk qëndrojnë ashtu siç i paraqesin.

Ai shtoi se deputetët duhet të qëndrojnë për t’i dëgjuar kundërargumentet, në vend që të japin replikat dhe të largohen nga salla pa qenë të bindur për qëndrimet e shprehura.


Shtuar më 30.09.2026 14:06

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş