Në prag të ndeshjes me Izraelin, që luhet të enjten nga ora 20:45 në Debrecen të Hungarisë, atmosfera në kampin e Kosovës duket e qetë.
Të lidhura
None found
Mediumi izraelit One ka publikuar fotografi të futbollistëve kosovarë gjatë qëndrimit në Debrecen. Në to, lojtarët shihen teksa shëtisin në qytet, pinë kafe dhe shijojnë motin me diell gjatë kohës së lirë.
“Lojtarët e Kosovës duken të relaksuar dhe të lirë, pa shumë shenja presioni në prag të ndeshjes”, shkruan One. Mediumi i sheh këto pamje si shenjë besimi në kampin kosovar përpara një përballjeje që mund të ketë rëndësi të madhe.
Gjendja te kundërshtari paraqitet ndryshe. Izraeli vjen pas dy humbjeve radhazi, ndërsa në kampin e tij raportohet për presion të madh. Për duelin me Kosovën priten edhe ndryshime të shumta në formacion.
Mbetet të shihet nëse qetësia e futbollistëve të Kosovës jashtë fushës do të shfaqet edhe në lojën e tyre të enjten në “Nagyerdei Stadium”, ku i pret një ndeshje me shumë peshë.
