Rama: Reforma në drejtësi ka pasur dështime dhe deformime! Peshorja anon dukshëm nga pesha represive e shtetit, sot duam të vendosim një ekuilibër

Këtë të mërkurë, në fjalën e tij gjatë prezantimit të projektndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale, kryeministri Edi Rama, ka folur për reformën në drejtësi dhe zhvillimet e saj gjatë dekadës së fundit, duke pranuar se krahas rezultateve janë evidentuar edhe dobësi, dështime dhe deformime.

Kreu i qeverisë tha se pavarësisht problematikave të evidentuara, reforma ia ka vlejtur.

Të lidhura

None found

“Sot pas 10 vjetësh kemi parë, dëgjuar mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës, por edhe dobësitë që dolën nga p[përballja me realitetin.

Kemi parë edhe dështime dhe deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve. Përtej cdo peripecie, ja ka vlejtur barra qiranë

Një fjali e përmbledh, 10 vjet shemben kultin 100 vjeçar të pandëshkueshme risë.

10 vjet më parë ne i dorëzuam pushtetit gjyqësor shpatën e ndëshkimit që për 100 vjet ishte në dorën e politikes. Sot duam të bëjmë një hap tjetër, duam ti japim më shumë ekuilibër peshores së drejtësisë që pushteti gjyqësor mos bëjë ligjin mbi drejtësinë, po drejtësia të jetë fuqia e barazisë së të gjithëve para ligjit”, tha Rama.

Kryeministri deklaroi se në vendin tonë, peshorja e drejtësisë anon dukshëm nga pesha represive e shtetit.

“Pas miratimit të kodit të procedurë penale dhe ndryshimeve në drejtësisë. Kjo është ndërhyrja e parë që trajton prezumimin e pafajësisë në procesin penal. Kjo do të thotë se nëse deri tani e kemi forcuar krahun e peshores ku rëndon fuqia e shtetit ndaj njeriut, në këtë paketë i japim peshën që meriton krahut ku qëndron fuqia e të drejtës së njeriut përballë shtetit. Në Shqipëri peshorja e drejtësisë anon dukshëm nga pesha represive e shtetit. Edhe sot po të pyesësh një model të AI secili vend mban barrën më të rëndë të paraburgimit ndër sistemet e kontinentit evropian, përgjigjja vjen e hidhur: Albania”.


Shtuar më 30.09.2026 12:00

kumar siteleriBursa Escortkumar sitelerijojobetgüvenilir bahis sitelerigüvenilir bahis siteleriyasal bahis sitelerigrandpashabetjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişcasinofast güncel girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişUltrabetonline notaryjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişxbahisjojobetjojobet giriş