Berisha: Qëllimi i Vuçiç dhe Ramës ishte ndarja e Kosovës mes Shqipërisë dhe Serbisë

Çështja “e nxehtë” në Veriun e Kosovës ka sjellë përplasje në seancën e sotme parlamentare.

Sali Berisha nga foltorja e Kuvendit tha se në dialogun Kosovë-Serbi, Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të implikohet dhe të përzihet në asnjë moment.

Të lidhura

None found

Berisha: Nuk ka shqiptar që beson në qëllime të tjera përveçse për të ndihmuar me çdo kusht, me çdo mënyrë padronin e tij, argat i të cilit është (flet për Ramën). Pas vizitës së Ramës në Beograd, për arsye të cilat i di ai vetë, u bë një zëdhënës i neveritshëm, avokat i turpshëm i të gjitha projekteve të Serbisë së madhe, me të cilat u zhbënë ato suksese që u arritën. Dolën skenarë që Vuçiç nuk i shiste dot më parë, ata të ndryshimit të kufijve të Kosovës. Edi Rama e mori me pasion të madh këtë skenar. Prapa hartave të ndryshimit të kufijve kishte vetëm një qëllim, zhvlerësimi total i Pavarësisë së Kosovës dhe ndarja e saj mes Shqipërisë dhe Serbisë. Ky projekt u hodh poshtë falë kancelares Merkel në fillim dhe më pas edhe falë komunitetit ndërkombëtar që konstatuan se ishte një projekt problematik.

Berisha i bëri thirrje KFOR-it dhe komuniteti ndërkombëtar që të ndërhyjnë për rrëmbimin e policëve dhe kthimin e tyre në Kosovë./Albeu.com.

 


Shtuar më 15.06.2023 12:49

bahis siteleriBursa Escortbahis sitelerijojobetyasal bahis siteleriyasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişconicoskahraman haberdeneme bonusujojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş