Berisha publikon VIDEO nga farsa elektorale: Ja si komisioneri fut dorën e tij të zezë në kutinë e votimit

Ditën e sotme, në një konferencë me gazetarët, kryetari i PD, Sali Berisha, paraqiti prova të reja përmes kamerave të sigurisë, duke zbuluar manipulime zgjedhore gjatë procesit të 11 Majit.

Ai ftoi qytetarët të ndjekin dhe të vlerësojnë këto prova, duke treguar se ka selektuar 6 video nga një total prej 60,000, që pasqyrojnë manipulime dhe krime zgjedhore të ndodhura gjatë procesit.

Berisha akuzoi komisionerët dhe disa figura të tjera për falsifikimin e votave dhe për mbështetje të këtyre aktiviteteve kriminale nga Altin Troplini dhe banda e tij, duke shpalosur imazhe të veprimeve të tilla si kontrolli i votave dhe mbushja e fletëve të votimit pa identifikim.

Gjithashtu, ai theksoi se kjo është fytyra e vërtetë e zgjedhjeve të 11 Majit, duke i cilësuar ato si një shkelje të rëndë të procesit zgjedhor dhe të vullnetit të qytetarëve shqiptarë.

Fjala e Berishës:

Këtu sot para jush kam sjellë disa zbulime që janë bërë përmes studimit të kamerave regjistruese në qendrat e votimit, të cilat faktojnë alegjitimitetin e plotë të procesit zgjedhor, shëmtinë e kësaj farse të paparë.
Ftoj qytetarët t’i ndjekin një nga një.

Unë kam zgjedhur 6 video nga 60, 600, 6000 që mund të paraqisja sot në këtë sallë.

Ky është komisioner, ky tani do kontrollojë votën.

Shikojeni se çfarë bën.

A e keni parë ju ndonjëherë këtë?

Ky fut dorën e zezë në kuti, nxjerr votën që ka votuar qyetari, e kontrollon sepse ky e di se po zbaton porosinë e Edi Ramës dhe ka mbrojtjen e Altin Troplinit.

Tani qetësohet. U zbulua se si ka votuar personi për të cilin ai është porositur. I ka marrë paratë personi, prandaj do kontrollohet nëse i meritoi paratë apo jo.

Merr fletën e votimit, tani shoku komisioner e shoqëron në dhomën e errët, pasi ai duhet të sigurohet për votën e tij.

Ka kontroll më policesk dhe më të poshtër të votës se sa ky?

Komisionari kriminel, pasi kreu misionin, kthehet në karrigen e detyrës.

Tani këtu kemi moment tjetër. Merr dy fletë votimi. Shikojeni.

Ky me dy është lule, po ka me katër.

Një, dy, pra me dy fletë votimi. Është paguar dy herë. Ka marrë dyfishin.

Tani, prapë Treni Bullgar këtu.

Vazhdo i thotë ky tjetri këtu. Bën sikur e fsheh, tani e nxjerr përsëri jashtë. Ja!

Ky sjell fletë votimi nga jashtë. Shikojeni!

Pra, ai është votues profesionist. Plotëson katër fletë aty pa ID, pa asgjë.

Të gjithë këta mbrohen nga Altin Troplini dhe banda e tij.

Tani një, dy fletë votimi.

Ky është fytyra e vërtetë e votimit të 11 Majit.

 


Shtuar 14.06.2025 13:30