Berisha nxjerr mesazhin e oficerit: Gomonia që vrau 7-vjeçaren në Himarë përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sipas tij një mesazh të një oficeri policie, i cili i thotë se gomonia që vrau 7-vjeçaren në Himarë përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge.

Në mesazhin e pretenduar të Berishës jepen edhe detaje të tjera mbi historikun e lëvizjeve të gomones.

“Skafi i fuqishëm i komisar Tases përdorej nga Habilajt dhe Gerond Xhafa për trafik droge!

��� Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Pershendetje Doktor !

Uroj të jeni mirë me shendet familjarisht.

Jam oficer policie. Po ju informoj në lidhje me Motogomonen me dy  motorra të fuqishem që aksidentij 7 vjeçaren në Potam: Motogomonja ( Skafi) me dy motorra i perket një Grupi trafikantësh që kanë punuar dhe punojnë për transportim hashashi per Itali, Greqi dhe Malin e Zi, për llogari të Habilajve dhe Geron Xhafes, por që janë mbrojtur dhe favorizuar nga oficeri Arjan Tase me detyrë Komandant i Stacionit Policisë Himar…!

Motogomonja ( Skafi), në ditët e fundit të muajit Maj, ka pësuar një defekt duke trasportuar 700 kg hashash për në Ishujt e Greqisë. Pastaj është terhequr nga Deti dhe është derguar me një automjet të mbyllur në një Servis të specializuar për Skafet në Rajonin e Kurbinit në afërsi të Patokut ku i është nënshtruar servisit për më shumë se një muaj. Pra është mjet lundrues për operacione të shpejta (trafik të paligjshem) dhe jo mjet lundrumi për sherbime turistike…!

Faleminderit”, ka shkruar Berisha në Facebook./albeu.com/