Ish-kryeministri Sali Berisha në takimin me demokratët në Berat ka sulmuar ambasadoren e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim, duke e akuzuar sërish se ka ndërhyrë në proceset gjyqësore në Shqipëri. Gjithashtu Berisha shprehet se ajo ka shkelur kushtetutën e vendit të saj duke u thënë gazetarëve të censurohen.
“Unë atë betejë po e bëja personale dhe e kam një koncept, po të cenuan dinjitetin duhet të luftosh vetëm, dhe unë e kam bërë e kam sfiduar në gjykatë, është kryediplomat i botës dhe unë e kam çuar në gjykatë, kam kërkuar transparencë dhe kam bërë shumë për transparencë.
Sot në mënyrën më antikushtetuese, qoftë për atë të Shqipërisë dhe SHBA, ambasadorja është përpjekur të dëmtojë këtë lëvizje në çdo hap të saj… dhe tani në 100 vjetorin e marrëdhënieve tona mund të them se keqardhja ime është kjo, janë 3 vetë që kanë dëmtuar më shumë se kushdo këto marrëdhënie, Soros, Rama dhe kjo zonja guvernatore që i lejon vetes, e ndjen veten që mund të ndërhyjë në procese gjyqësore, që thërret gazetarët dhe u thotë censuroni në mënyrë të paimagjinueshme duke shkelur kushtetutën vendit të saj. Kur ndërhyn në gjykata dhe censur, shkel ligjet tona dhe të SHBA dhe konventat ndërkombëtare”, tha Berisha./albeu.com