Berisha nis batutat: Fatos Nano kur ishte esëll fliste saktë

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka atakuar ish-kryeministrin Fatos Nano në fjalën e tij.

Komentet Berisha i bëri nga Kuçova, ku po mban “Foltoren e radhës”.

Berisha u shpreh se PS kaloi një provë të madhe drejt reformimit me Fatos Nanon, i cili ka dhënë dorëheqjen kur humbi.

“PS kaloi një provë të madhe drejt reformës me Fatos Nanon. Ai kur ishte esëll fliste saktë, duhet t’ia njohim këtë meritë. Ai bëri një gjë të madhe për PS-në, nga partia e njëshit që nuk zbriste që nga viti 1941, ai zbriti në anëtar të thjeshtë. Ai humbi pushtetin dhe dha dorëheqjen. Pas tij pasardhësi vuri në statut se kryetari po humbi zgjedhjet jep dorëheqjen. I humbi në vitin 2009, por jo që nuk dha dorëheqjen, por detyroi anëtarësinë që për kryetarin nuk votohet”, tha Berisha./albeu.com/


Shtuar 25.11.2021 18:08