Berisha në Kuvend: Qytetarëve u serviren faturat e furrës së bukës si faturë dritash të apartamenteve nga Italia

Gjatë fjalës së tij për procedurë gjatë ditës së sotme në Kuvend, Sali Berisha ka përmendur dy shkeljet që sipas tij po kryen Parlamenti sot: Refuzimi i debatit për krizën e rëndë që ka prekur qytetarët dhe rezolutën, pasi sipas tij po shkelet embargoja.

Gjithashtu ish-kryeministri përmendi edhe faturën e publikuar nga Edi Rama si një faturë energjie e një qytateri shqiptar në Itali, e cila sipas tij është faturë e furrave të bukës.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Berisha:Dy janë shkeljet me të rënda ligjore dhe morale të parlamentit sot, që refuzon debatin për krizën e rëndë qe ka prekur qytetarët dhe jo zyrtarët. Dëshmi e një orrogance të pakufishme të qeveritarcë, dëshmi e një shpirtkazmerie të vërtete, dëshmi e përdorimit të mashtrimit ndaj qytetarave që janë në protestë. U serviren faturat e furrës së bukës për fatura dritash të apartamenteve nga Italia. Shprehet me një urrejtje patologjike që janë pakicë. Së fundmi kërkoj rezolutën, sepse ju po shkelni embargon, po shkarkohen anije ruse, në një kohë kur bota shpall Putini kriminel lufte, ju vazhdoni mashtroni thoni është grurë, por ata janë tuba. Respektini embargon dhe të respektoni protesten e qytetarëve,  nuk keni faj ju se për ju nuk ka krizë, nuk ka ligj,”, tha ndër të tjera Berisha. /albeu.com


Shtuar 17.03.2022 11:27