Berisha në Kuvend: Pyesni SPAK përse nuk heton sarajet e Edi Ramës dhe pallatin e Bashës

Ish-kryeministri ka folur me tone të ashpra gjatë minutave të tij në Kuvend duke iu drejtuar SPAK-ut  të hetojë pasuritë e Edi Ramës, por jo vetëm.

Berisha tha se përse nuk hetohet Rama për shtëpinë e tij si dhe pallati i familjes Basha. Ish-kryeministri pyeti gjithashtu se përse nuk hetohet Rama, Ahmetaj dhe Veliaj për aferën e inceneratorëve.

“Ky është një parlament që vij vetëm për ju qytetarë. Futem në një parlament njerëzish të shndërruar në skllevër nga kryetari i tyre. Jam i vetëdijshëm se aty ku hiqet vota vihet droga, aty ku nuk flet vota, flet krimi.

Kanë ngritur një drejtësi që nuk ua pranon kurrkush më. Ju të dashur qytetarë e humbët përfundimisht të drejtën për të pasur një proces të drejtë. Me dosjet e krijuara do prisni 20 vite ose do paguani qimet e kokës për të afruar procese gjyqësore. do të paguani shumëfishin e asaj që paguanit më parë.

Pyesni pak përfaqësuesit e  SPAK, KLGJ e me radhë t’ju thonë pse nuk hetojnë sarajet e Edi Ramës me gjatësi themelesh 57 metra, me oborr 5 mijë metra, të deklaruar që e ka blerë me 2 euro.

Pse nuk hetojnë pallatin  familjes Basha? Por shpërblejnë ndërtuesin vetëm para tre javësh. Pyesni pak këtë drejtësi pse nuk hetojnë Ramën dhe Ahmetajn, Veliajn dhe Agaçin për aferën e djegësave”, deklaroi Berisha./albeu.com


Shtuar 14.07.2022 14:36