Berisha mbushi Kuvendin, Basha: Ne kemi mbështetjen e SHBA-së dhe BE-së, do të vazhdojmë përpara

Krye i PD-së Lulzim Basha, ndërkohë që Sali Berisha ka mbledhur Kuvendin, ka dalë para selisë blu, në 31-vjetorin e themelimit të Partisë Demokratike, ku u zbulua instalacioni me firmat e themeluesve të partisë

Gjatë fjalës së tij Basha tha se është një ditë kuptimplotë për demokratët dhe shqiptarët, pasi u themelua pluralizmi politik.

“Zonja dhe zotërinj, kryetarë dhe kryetare të PD, të grup seksioneve, demokratë, të dashur miq dhe të ftuar, mblidhemi në një ditë kuptimplotë për demokratet. Në një ditë kuptimplotë për të gjithë shqiptarët që kanë në zemër vlerat e demokracisë që nisën 31 vite më parë në një rrugëtim plot me sprova të ushqyer nga ëndrrat më të bukura të studentëve të dhjetorit. Kryengritjen e të cilëve e kujtuam 3 ditë më parë. Nga aspirate që lindi në një hark kohor të pandashëm orësh, të pluralizmit politik të PD që fiton sot 31 vjetorin.”, tha Basha.

Basha ka thumbur Berishën duke thënë se PD ka mbështetjen e SHBA dhe BE.

“Sprovat tona kanë qenë të panumërta si forca e parë kundër regjimit barbar që u mundua të pushtonte vëmendjen dhe shpirtin njerëzor dhe ta shkatërronte atë, që ktheu vëllain kundër vëllait, shkatërroi pronën e lirë që izoloi Shqipërinë si asnjë vend tjetër të Evropës. Varfëroi në maksimum ndërgjegjen e kombit duke ndaluar muzikën artin që nuk ishte në përputhje me diktaturën, mbijetesa është tregues të këtij kombi fisnik të çdo shqiptari, t’ku prin daljes nga ky tranziocioni i stërzgjatur ky është misioni i shenjtë i PD-së. Me barrën e rëndë të kaluarës mbi supe, me gjyle dhe mina të plasura dhe të paplasura kem i ecur përpara sprovë pas sprove. Kemi njohur momentet tona të dështimit dhe peshën e gabimeve që rëndojnë mbi supet e shqiptarëve por sot jam si kryetari i një partie politike të tregoj pendesë falje dhe të korrigjohem dhe ec përpara drejt të ardhmes. Kemi bërë gjëra të mëdha në këtë vend nga rrëzimi i diktaturës deri tek futja në NATO. Që nga shkëputja e diktaturës po kujtojmë sot se të gjitha arritjet mbajnë vulën e PD dhe demokratëve dhe sot përulemi me nderim. Në një ditë si kjo mentalitete të së shkuarës po mendohen të shkruajnë historinë asnjë nga këto arritje nuk do të ishte pa mbështetjen e perëndimit, pa mbështetjen e Amerikës dhe BE miqve tanë të cilëve duhet t’ju shpreh mirënjohjen. Sprova për demokracinë për mësimet e para ku kishte edhe gabime që i kemi paguar shtrenjtë si familje politike edhe si shoqëri”, tha Basha./albeu.com