Berisha feston 77-vjetorin në “foltoren” e Korçës, qytetarët nuk i’a kursejnë surprizat (VIDEO)

Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka vijuar takimet e tij me demokratët, ku këtë radhë është ndalur në qytetin jug-lindor të Korçës.

Gjatë takimit të sotëm, qytetarët pjesëmarrës në sallën ku mbahej “foltorja”, e kanë surprizuar Berishën me rastin e ditëlindjes së tij.

Ata i mundësuan një pritje me një buqetë të madhe me lule. Gjithashtu u këndua kënga “shumë urime për ty” dhe më pas Sali berisha fiku qiririn mbi tortën e ditëlindjes me numrin 77-të.

Kujtojmë se sot Berisha feston 77 vjetorin e tij të lindjes./albeu.com