“Berisha e Meta në planet tjetër”, analistët: Basha ka informacione nga SHBA

Përplasja e kreut të PD Lulzim Basha me presidentin Ilir Meta ka qenë temë diskutimi mbrëmjen e sotme në emisionin “Log” në ABC.

Referuar reagimit të Bashës analisti Mentor Nazarko tha se ai mund të ketë informacione nga amerikanët.

“Ai e di që anëtarësinë e PD ekziston njëlloj pakënaqësie dhe do të luajë me këtë. Basha ka me siguri ka informacione që lidhen me qasjen e SHBA. Gjithë këto zhvillime ndodhin në afrim të datave të kuvendeve, dy ballafaqimeve dhe unë mendoj se do të këto 2 ballafaqime”, tha Nazarko.

Zheji shprehet se nëse do të ishte socialist do ishte i kënaqur.

“Nëse do isha socialist do isha shumë i kënaqur sot se do shikoja një copëtim të opozitës në të gjitha drejtimet. Nga data 9 shtator Basha është bërë tani djalli me brirë dhe tani të gjitha të zezt i paska bërë para kësaj date dhe ne s’e dinim por tani e kuptuam. Ky realitet bardh e zi, unë e kam ditur se PD është bashkëqeverisur nga Basha dhe Berisha. Pavarësisht deklaratave të Berishës që i ka bërë Basha, fakti dhe i  foltores dhe i popullariteti t të lëvizjes, do të thotë se në vërtetë ai ka qenë aty gjithmonë. Pra nëse pas datës 9 shtator bëhet sikur Berisha Meta paskan qenë në një planet tjetër dhe Basha në PD. Derisa doktori ishte pjesë e kongresit të fundit… s’ka pasur kontestime nga Berisha. Sepse vetëm tani reaguan. Unë se mendoja kurrë që Basha do fillonte një proces distancimi nga Berisha nëse s’do bëhej nga SHBA. Unë mendoj se Meta e ka mbështetur ka bërë mirë që ka shtyre zgjedhjet, ama nga ana tjetër edhe telefonatat që kanë ardhur kanë qenë prapa kthehu”, shtoi Zheji.

Duke komentuar situatën në PD ish deputeti i saj Kletis Krutja tha se kriza është krijuar nga Basha.

“Nëse këtë do ta diskutojmë sikur Basha nuk është më ai që ishte para disa muajve, pastaj sigurisht që mund të flasim për këto që flisni.  Ato që ka thënë Basha për LSi dhe Metën janë ende. Nuk janë argument këto që thotë Basha. Një gjë është e vërtetë. E vërteta është që presidenti u  detyrua të ekspozohej për shkak të pafuqisë së aksionit që ndërmori Basha me djegien e mandateve. Berisha ka ndërmarrë një nismë për të cilën nuk ka kërkuar të ketë askënd në krah.  Të gjitha këto deklarata tregojnë që kjo s’është një krizë e e krijuar nga Berisha por nga zgjedhjet e 25 prillit. Po të rikthehemi në kohë kjo është një krizë që ka ardhur nga zgjedhjet”, u shpreh Krutja.


Shtuar 23.11.2021 00:37

Tags: , ,