Berisha: Do ngremë një forcë konservatore, PD do të jetë më e fuqishme se kurrë

Ish-kryeministri Sali Berisha ndodhet mbrëmjen e sotme me foltoren e tij në Kamëz. Gjatë fjalës së tij, Berisha u shpreh se PD ndodhet në ditët e saj më kritike, por premtoi se do të jetë më e fuqishmë se kurrë në 30 vite, duke u zotuar se do të ngrihet një forcë konservatore.

“Pyeteni veten pse 30-40% e motrave dhe vëllezërve tanë nuk dalin në votime? Pse nuk votojnë PD-në? Sepse këto 8 vite janë bratiksur nga PD. I braktisi vlerat që ata besojnë. Shkau majtas dhe drejt greminës. Ata presin ju presin ne që t’i rikthejmë vlerat partisë tonë.

Ju jeni misionarë të një misioni të madh. PD ndodhet këtë periudhë në ditë kritike. Mafia më e rrezikshme e planetit, e kryesuar nga multimiliarderi George Soros u vërsul me tërbim mbi PD-së. George Soros nuk është Amerika. Ai është një armik i egër i aletarëve tanë të vërtetë, republikanëve amerikanë. Ai me bilionat e tij punon të shkatërrojë vlerat e konservatorizimit në vendin e tij. Të njëjtën gjë bëri dhe në Shqipëri, por ne jemi këtu për t’u zotuar se në Shqipëri do të ngrihet një forcë konservatore, Partia Demokratike më e fuqishme se kurrë në 30 vite”, tha Berisha./albeu.com


Shtuar 2.11.2021 17:46