Berisha dhe Rama përballë njëri-tjetrit, 24 emra në listat e mbyllura

Dy kryetarët e partive kryesore në vend, kanë vendosur të jenë përballë në sfidën për Tiranën në zgjedhjet e 11 majit.

Në garën parlamentare, Edi Rama, ka renditur 8 gra mes 12 emrave të listës së mbyllur, ndërsa Sali Berisha, 4 mandate ua ka lënë aleatëve të tij

Sali Berisha dhe Edi Rama, do të përballen në Tiranë në sfidën për të fituar zgjedhjet parlamentare.

Kryesocialisti kërkon mandatin e katërt, siç thotë ai për të arritur integrimin, ndërsa Partia Demokrstike, sfidon duke akuzuar për qeverisje të korruptuar, duke premtuar rritje pagash dhe ulje taksash.

Numrat dy do të jenë në kryeqytet ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila përballë do të ketë numrin dy të selisë blu, Flamur Nokën.

Më tej, dy kryeparlamentaret socialiste, Spiropali dhe Nikolla, do të pasojnë renditjen socialiste, e nga ana tjetër sfidohen nga Edi Paloka dhe Albana Vokshi.

Të renditur të pestët do të jenë Taulant Balla dhe nga ana tjetër Belind Këlliçi, i cili rreth dy vite më parë sfidoi të arrestuarin Erion Veliajn për Bashkinë e Tiranës.

Gjithashtu, kryediplomati Igli Hasani renditet nga PS-ja, e në anën tjetër Jozefina Topalli, e ngarkuara e PD-së për diasporën.

Tre gra pasojnë më tej në PS: Ilva Gjuzi, Iris Luarasi dhe Delina Ibrahimaj; Në anën e majtë e në të djathtën vijojnë tre aleatët: Erisa Xhixho, Tedi Blushi dhe Mesila Doda.

Erion Malaj, Adea Pirdeni dhe Albana Koçiu janë tre emrat e fundit në listën e sigurt të PS-së në kryeqytet.

Ndërsa Klevis Balliu, Fatmir Mediu dhe Besart Xhaferri, mbyllin renditjen e PD-së, e më tej përballjet vijojnë me listat e hapura.

Ajo që bie në sy, është se Rama ka siguruar 8 gra në listën e mbyllur të Tiranës, ndërsa në anën tjetër ekipi i drejtuar nga Sali Berisha, do të ketë katër gra që konsiderohen si mandate të sigurta.

Nga zgjedhjet e 11 majit në Tiranë janë 37 mandate deputetësh, më shumë se një e katërta e Kuvendit.

QARKU TIRANË

Partia Demokratike

Sali Berisha

Flamur Noka

Edi Paloka

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Jozefina Topalli

Erisa Xhixho

Tedi Blushi

Mesila Doda

Shpëtim Idrizi

Klevis Balliu

Fatmir Mediu

Besart Xhaferri

Partia Socialiste

Edi Rama

Ogerta Manastirliu

Elisa Spiropali

Lindita Nikolla

Taulant Balla

Igli Hasani

Ilva Gjuzi

Iris Luarasi

Delina Ibrahimaj

Erion Malaj

Adea Pirdeni

Albana Koçiu

 


Shtuar 13.03.2025 10:18