Në protestën e mbajtur ditën e sotme kreu i PS-së, Sali Berisha është betuar me flamurin në dorë se asgjë nuk i ndal dhe se kush do të prekë fjalën e lirë do të mjerohet.
Berisha: Pushteti për të pasuruar veten e varfëruar, poshtëruar qytetarët! Duhet kthyer dinjiteti. Edi Rama sot ke blinduar dyert, gabim ke bërë. Kur themi mbathja, do t’ia mbathësh!
Së dyti mos harro i mjerë se me forcën e idealeve tona të lirisë ne asgjë nuk na ndal!
Rama, ti je problem i madh i lirisë së shqiptarëve, sepse ti qëndron në pushtet me votë të grabitur e të djegur, të përgjakur e të blerë. Ti pushtetin monist e vendose duke u rrëmbyer votën shqiptarëve e harrove se me këto akte ke shkelmuar idealet e të gjallëve e të vdekurve të këtij vendi e sakrificën e tyre.
“Ma jep pak flamurin”, kam një fjalë, Edi Rama jemi sot këtu për tu betuar për këtë flamur, se votën kurrë nuk ta falim, kurrë nuk ta njohim pushtetin e vjedhur, harroje. Jemi të vendosur mos të pranojmë kurrë, që burrat e gratë, djemtë e vajzat të votojnë të lirë!/albeu.com