Ish-kryeministri Sali Berisha nga “Foltorja” në Peshkopi ka thënë se një nga gabimet e tij më të mëdha është se nuk doli në fushë që në vitin 2017, kur PD humbi zgjedhjet përballë Edi Ramës.
“Në vitin 2017 i kërkova Berishës të jepte dorëheqjen, por nuk pranoi. Gabimi im ishte që nuk dolë në fushë që atëherë. Por kur njeriu merr një vendim, nuk e ka shumë të lehtë të tërhiqet nga ai vendim. Ai ka qenë një gabim i madh, me pasojë, i dha mandatin e tretë Ramës. Dhe gjatë këtyre viteve Edi Rama akumuloi pushtet me shumë se Ramiz Alia në 1991, me studim 10% më shumë”, tha Berisha./albeu.com