Berisha: Asgjë nuk na ndal, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë

Ish-kryeminsiti Sali Berisha dekaroi mbrëmjen e sotme nga Kavaja se kandidatët e primareve do të regjistrohen dhe do të marrin pjesë në zgjedhje, dhe se askush nuk mund ta dnalë opozitën e bashkuar.

Gjatë prezantimit të kandidatit të Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, ish-kryeministri deklaroi se opozita do të marrë pjesë në zgjedhej dhe do të fitojë.

Miqtë e mi po të kthehemi 30 viteve më parë, shumica juaj ndoshta nuk i mban mend ato vite, por çfarë gjejmë në Kavajë, në Kavajë gjen burra dhe gra, djem, vajza e të moshuar, që më shumë se kudo tjetër, në Shqipëri dhe Europë, kishin ruajtur në shpirt vlerat më të çmuara të njeriut. Kishin ruajtur besimin tek zoti, tek familja, tek Kavaja, respektin për njëri-tjetrin, për Shqipërinë.

Kjo ishte shkaku më themelor që Kavaja u zgjua më e fuqishme se kushdo tjetër në agun e ndryshimeve të mëdha. Ishin këto vlera të mbrujtura në shpirtin e kavajasve që ngritën Kavajën në këmbë. Pas 32 vitesh ishin po këto vlera që ngritën demokratët në këmbë si të pamposhtur.

Në një hark kohor 2 vjeçar u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, kurse ne u dëshmuam të pamposhtur. Jo se ne jemi mbinjerëzor, ne jemi tokësor dhe vdekatar si të gjithë të tjerët, por ne njësoll si kavajasit në vitet 1990, besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, i kemi ideale dhe nuk i lëshojmë ato.

Besojmë në kauzë të drejtë dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë për atë, ta mbrojmë atë. Ne u ngritëm dhe nuk u mposhtëm, sepse ne jemi qytetarë dhe qytetare, jemi njerëz të cilët besojmë se gabojmë, nuk e konsiderojmë kurrë veten si të pagabueshëm. Por ama gabimet i njohim dhe nuk i përsëritim, i pranojmë dhe nuk i përsëritim.

E tha Fisniku se ne bëmë gabim 4 vite më parë, shumë të madh. Por do të ju rrëfej unë këtu ju,  se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më primitive, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje. Ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Asgjë s’na ndal ne të respektojmë aspiratat vullnetin, përfaqësimin, dëshirat e qytetarëve shqiptarë. Ne do të marrin pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë”, tha Berisha.

/AlbEu.com/


Shtuar 10.03.2023 18:18