Policia e Shtetit ka reaguar pas thirrjes së fortë të kandidatit për deputet në Dibër Xhelal Mziu i cili duke iu referuar ngjarjes në Elbasan kërcënoi me jetë, ata që prekin votat.
Mësohet se policia po heton në gjendje të lirë, Xhelal Mziun i cili akuzohet për “Thirrje të armatosura” në pranga të zgjedhjeve të 25 Prillit.
“Kemi ngritur grupet e gatshme. Nga sot e në vazhdim, çdo person i dyshimtë që lëviz në lagjet tuaja, mjafton një telefonatë dhe ai do ta pësojë njësoj si ai i Elbasanit”, deklaroi ditën e djeshme para qytetarëve Mziu.
Rikujtojmë se sot kandidati demokrat doli në deklaratë publike dhe kërkoi ndjesë duke e quajtur një koment të panevojshëm dhe në emocione e sipër.
“Jam penduar thellë për komentin tim dhe kërkoj ndjesë para gjithë shqiptarëve. Dua të jem i qartë: unë mbështes zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe jam KUNDËR dhunës!”, thekson Mziu në reagimin e tij. /albeu.com/