Bëri “namin” me videot provokuese në Tik Tok, nis seanca për shkarkimin e Kapedanit

Ka nisur mbledhja në Këshillin e Lartë Gjyqësor, ku do të shqyrtohet kërkesa e ILD-së për shkarkimin e gjyqtares së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Vetë gjyqtarja është e pranishme në seancë, ku do të përballet me inspektorin Artur Metani.

Metani: Në rastin konkret ekzistojnë kushtet ligjore për caktimin ndaj magjistrates Enkeleda Kapedani të masës provizore të pezullimit nga ushtrim i detyrës deri në përfundimin e procedimit disiplinor, për shkak se vazhdimi i magjistratit në detyrë diskrediton rëndë figurën dhe pozitën e magjistratit.

Kujtojmë se Kapedani u bë virale pas publikimit të videove provokuese në Tik Tok, ku përveç se tregonte rrobat e shtrenjta dhe luksin, gjithashtu bënte gjeste si gishti i mesit apo dorën në shenjë pistolete.


Shtuar 7.06.2021 13:59