Gjatë fjalës së saj në çeljen zyrtare të fushatës së PS në sheshin Skënderbej, drejtuesja e PD në qarkun e Fierit, Belinda Balluku, u shpreh mandati i katërt është mandati i shqiptarëve për ta çuar vendin përpara siç vetëm Edi Rama di.
Balluku gjithashtu, theksoi se Fieri ka një objektiv, 10 mandate deputetësh për t’i ulur në parlamentin shqiptar.
“Mirë se erdhët në sheshin më të madh të Shqipërisë në ditën e festës së PS. Do ta nis me djemtë këtu që bën një këngë popullore që njeh gjithë Fierin, më pas si të gjithë shqiptarët që kishin një ëndërr largohen nga vendi për të bërë jetën e tyre diku tjetër. Këta janë miqtë e mi të Free MC që jetojnë jashtë vendit dhe nuk kanë votuar kurrë deri më sot. Free MC voton për PS ashtu sic do votojë gjithë Shqipëria, Fier dhe cdo shqiptar.
Nuk ka më bukur kur mblidhemi të gjithë bashkë dhe kjo energji shkon në themel të Shqipërisë për ta cuar këtë vend përpara sic vetëm Rama di. Kërkojmë një mandat të katërt që duket si shumë, por ky është mandati i shqiptarëve për ta cuar Shqipërinë njëherë e mirë në Evropë për ta bërë vendin pjesë të BE. Shqiptarët që janë më europianë se kushdo tjetër dhe tashmë është koha që t’i bashkohen asaj tryeze. Fieri ka një objektiv, 10 mandate deputetësh për t’i ulur në parlamentin shqiptar. Ndërkohë priten, 11 mandate nga ne. Nëse ne jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë, me Ramën në krye nuk ka asgjë që na ndal”, tha Balluku.