Belgjika heq kufizimet me Shqipërinë, mund të udhëtoni pa test dhe pa vaksina

Një tjetër shtet ka hequr kufizimet me Shqipërinë. Bëhet fjalë për Belgjikën, e cila do të lejojë udhëtarët shqiptarë të hyjnë pa test Covid dhe pa vaksinë. Të vetmet gjëra që duhen janë bileta, pasaporta dhe maska.

Lajmin e ka dhënë Tirana International Airport, përmes një postimi në Facebook:

“Belgjika

Hiqen të gjitha kufizimet për qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë në Belgjikë.

As testi, as vaksinat nuk janë të detyrueshme.

Mjafton bileta, pasaporta dhe maska.

Ju urojmë shëndet të gjitha familjeve që bashkohen.

Ju faleminderit për bashkëpunimin,

Tirana International Airport”, thuhet në postim./albeu.com


Shtuar 25.06.2021 21:51