Bëhuni gati për pushime! Zbuloni sa pritet të shkojnë temperaturat në vendin tonë javën tjetër

Ditët e ardhshme do të pësojnë rritje të temperaturave duke shkuar deri në 33 gradë në zonat e ulëta të vendit.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, gjatë javës së ardhshme do të ketë kalime të dendura vranësirash që do të kulmojnë gjatë ditës së premte.

Të lidhura

None found

Parashikimi:

Java do të nisë me qarkullimin e masave ajrore të qendrueshme që sjellin temperatura të vërteta vere. Karakteristike këtë javë do të jenë kalimet e vranësirave shtresore të cilat më teper prezente do të bëhen të enjten e të premten. Dendësimi i tyre do të vijë mesditën e së premtes duke u pasuar nga reshje shiu të përkohshme në pjesën veriore të vendit.

Era fillimisht do të fryjë nga kuadrati i jugut por të mërkurën, do të kthejë nga veriperëndimi e lehtë e mesatare në brigjet detare. Valëzimi në det i forcës 2 deri 3 ballë. Temperaturat verore, do të zbehen ngadalë deri ditën e premte si më poshtë.

Duke shpresuar që jeni duke kaluar bukur nën rrezet e diellit ju dëshirojmë ditë të mbarë në vijim!


Shtuar 23.05.2021 15:33