Befason Ilir Meta: Këtu më keni edhe për 50 vite (VIDEO)

Presidenti Ilir Meta është shprehur se do të vijojë të jetë pjesë e politikës edhe për një kohë të gjatë.

Pyetjes së gazetarëve se çfarë do të bëjë pas mbylljes së mandatit si Presidenti, Meta tha se do të ishte këtu për disa dekada.

“Mos kini merak fare! Do të më kini këtu për 30, 40 dhe 50 vite”, tha ai.

Ai shtoi se nuk ka frikë nga populli dhe se mund të dalë lirshëm në rrugë, ndryshe nga ata që ai tha se vidhnin taksat e qytetarëve të Shqipërisë dhe sipas tij kanë frikë të dalin në rrugë./albeu.com/


Shtuar 14.01.2022 13:28