Baza detare e NATO-s në Durrës, Rama në konferencë me Stoltenberg

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka zhvilluar ditën e sotme një konferencë të përbashkët për shtyp me shefin e NATO-s, Stoltenberg.

Në qendër të bisedës mes tyre pritet të jetë porti ushtarak i Porto Romanos, kur vetë kreu i qeverisë ka njoftuar për instalimin e një baze navale të NATO-s në Portin e ri të Durrësit që do të jetë në Porto Romano.

“Po ashtu kemi folur atje për projektin tonë dhe së shpejti do të rikthehemi në Bruksel për të vazhduar diskutimin për propozimin tonë që ka ngjallur interes dhe dëshirë për të thelluar bisedimet për instalimin e një baze navale të NATO-s në portin e ri të Durrësit. Do të jetë në Porto Romano dhe veç pjesës komerciale, parashikohet të ketë dhe një pjesë ushtarake”, tha Rama para gazetarëve.

Baza do të mundësonte dhe stërvitje ushtarake të forcave të NATO-s të përmasave të Defender 2021, stërvitja më e madhe e forcave ushtarake të drejtuar nga SHBA me pjesëmarrjen e ushtrive të disa shteteve e zhvilluar në Detin Adriatik.


Shtuar 13.07.2022 13:41