Bayern Munich bën lëvizjen surprizë ditën e fundit të merkatos, i merr një nga më të mirët Guardiolës

Bayern Munich ka bërë lëvizjen surprizë në ditën e fundit të merkatos së janarit, duke huazuar Joao Cancelo nga Manchester City deri në fund të sezonit aktual.

Nga njoftimi si i bavarezëve ashtu edhe i “qytetarëve” nuk sqarohet nëse ka një opsion blerjeje, megjithatë raportet pretendojnë se të dy palët mund të arrijnë akord për një transferim të përhershëm për një shumë prej 70 milionë eurosh.

Cancelo nuk kishte luajtur titullar tre ndeshjet e fundit të kampionëve anglezë, por vështirë se dikush e priste këtë zhvillim për një nga lojtarët vazhdimisht më të mirë të Pep Guardiolës. /albeu.com


Shtuar 31.01.2023 13:31